Donnarumma: Duam hakmarrje ndaj Juventusit

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 09:16 | Nga

Gianluigi Donnarumma është i lumtur që janë kualifikuar në finale të Coppa Italia, ku shpreson se do të hakmerren ndaj Juventusit.

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma shpreson se do t’i hakmerren Juventusit për finalen e humbur dy vite më parë.

Ai thotë se tashmë ai dhe skuadra ka më shumë përvojë.

“Ne kemi më shumë përvojë se sa dy vite më parë. Ende nuk mund ta pranojë se e humbëm atë finale. Ne do të tentojmë të hakmerremi”, tha Donnarumma për Milan TV.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme