Donnarumma ka vendosur të largohet nga Milani

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Portieri Gianluigi Donnarumma përfundimisht do të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij edicioni.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Donnarumma ka ndërprerë negociatat me drejtuesit e klubit nga Serie A dhe u ka bërë me dije se në verë do të largohet si lojtar i lirë. Bëhet e ditur se Donnarumma ka refuzuar dy herë ofertën e klubit për vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është ndarë i kënaqur me kushtet e ofruara.

Donnarumma po insiston në një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh, të cilën Milani nuk është në gjendje t’ia ofroj.

Herën e parë, Milani i ka ofruar atij pagë prej shtatë milionë eurosh derisa në të dytën e ka ngritur ofertën për tetë milionë euro në vit por të dyja janë refuzuar nga Donnarumma. Portieri 22-vjeçar, aktualisht te Milani ka një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.

Largimi i Donnarummas nga Milani si lojtar i lirë në verë ka alarmuar skuadrat si Juventsi, Chelsea, Manchester Unitedi e Real Madridi që kanë shprehur interesim për portierin e Italisë.

Të ngjashme