Donnarumma nuk rinovon

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 09:03 | Nga

Gianluigi Donnarumma po refuzon kategorikisht të nënshkruaj kontratën e re me Milanin.

Sipas Calciomercato.com, portieri italian nuk do të vazhdoj kontratën me Rossonerët, e ardhmja e të cilëve është ende pezull.

Shitja e Milanit është shtyrë pasi kompania kinez nuk ia ka transferuar parat presidentit, Silvio Berlusconi.

Mediat italiane shkruajnë se Juventusi dhe Manchester United do t’i nisin kontaktet me Mino Raiolan për ta bërë të vetin Donnarumman.
Theksojmë se 18-vjeçari ka marrëveshje me kuqezinjtë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe aktualisht në treg kushton rreth 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme