Dortmund dhe Bayern në garë të ashpër për sulmuesin e talentuar

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 14:44 | Nga

Njëri nga sulmuesit më të talentuar në Evropë padyshim që është edhe Enes Unal.

Reprezentuesi turk është i huazuar tek skuadra holandeze Twente nga gjiganti anglez Manchester City.

Por huazimi duket se i ka bërë mirë atij, pasi ka shpërthyer në Holandë duke shënuar gola të rëndësishëm.

Në 31 ndeshje në të gjitha garat, Unal ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Kësisoj ai ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve gjerman, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund dhe Bayern janë në një garë të ashpër mes vete për t’i siguruar shërbimet e turkut të talentuar.

Mbetet të shihet nëse Pep Guardiola do ta lejoj largimin e tij nga Manchester City, mirëpo vlera e tij tani ka shkuar në 20 milionë euro.

Të ngjashme