Dortmund rivalizon United-in për Malcolm

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 18:03 | Nga

Borussia Dortmund i është bashkuar garës për transferimin e futbollistit të Bordeaux, Malcom, sipas The Sun.

Manchester United pritet të bëjë një ofertë prej 40 milionë funtesh për Malcom në janar, me synimin që ta lënë brazilianin të rrijë te Bordeaux deri në fund të stinorit.

Arsenal dhe Tottenham po ashtu raportohet të jenë të interesuar, ndërsa tani edhe Dortmund po e konsideron mundësinë e transferimit të tij, teksa po kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për Ousmane Dembele-në, i cili i u bashkua Barcelonës verën e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme