Dortmundi dorëzohet për Sanchon

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Dortmundi si duket është dorëzuar për Jadon Sanchon.

“AS” shkruan se klubi gjerman është i gatshëm ta shes sulmuesin anglez për 120 milionë euro.

Interesimi i klubeve të mëdha, ka bërë që Dortmundi të mendoj shitjen e Sanchos, nga i cili do të përfitonte shumë, pasi e kishte blerë në vitin 2017 nga Manchester City për vetëm 8 milionë euro, transmeton KTV.

19 vjeçari, preferon rikthimin në Angli dhe për të janë të interesuar klubet më të mëdha, Liveprooli, Manchester Unitedi, Chelsea e Manchester City.

Sipas mediave angleze, Chalsea është favorit për ta transferuar Sanchon, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2021.

Të ngjashme