Dortmundi e blindon talentin 17-vjeçar

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Reyna ka nënshkruar kontratë deri më 2023

Zbulimi i sezonit te Borussia Dortmundi, Reyna, që ka kontratë deri më 2021, do të vazhdojë të qëndrojë më gjatë.

Sipas Kicker, Giovanni Reyna ka nënshkruar kontratë të re meBorussia Dortmund.

17-vjecari amerikan, që ka luajtur disa ndeshje fantastike në ekipin e parë këtë sezon, raportohet se ka rinovuar kontratën deri më 2023.

Reyna është shumë i rëndësishëm për Dortmundin, sidomos pas humbjes së mundshme të Jadon Sancho, që kërkohet nga shumë klube të Premierligës.

Të ngjashme