Dortmundi e shet Sanchon nëse vjen oferta e duhur

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i talentuar anglez, Jandon Sancho mund të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar veror.

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka treguar pozicionin e saj në lidhje me të ardhmen e anësorit anglez.

Sancho mund të largohet nga klubi këtë verë nëse arrin oferta e rëndësishme, pak më pak se 100 milionë euro, raporton kështu gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Manchester Unitedi është i interesuar për shërbimet e Sanchos, por ende nuk ka biseda zyrtare ose ofertë.

21 vjeçari ka 136 paraqitje për Dortmundin prej vitit 2017, teksa ka shënuar 50 gola dhe ka dhuruar 65 asiste. 

Të ngjashme