Dortmundi e shfrytëzon të drejtën e blerjes së sulmuesit më në formë në Evropë

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmund do të shfrytëzojë opsionin e transferimit të përhershëm të Paco Alcacer nga Barcelona.

Sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer, qëndrimin në Bundsligë do ta vazhdojë edhe në sezonin tjetër.

‘Kicker’ shkruan se Borussia Dortmund këtë fundjavë do të shfrytëzojë opsionin e transferimit të përhershëm të 24 vjeçarit, që ka pasur start mbresëlënës në Gjermani këtë sezon.

Kartoni i ish sulmuesit të Valencias do t’i kushtojë Borussia Dortmundit 23 milionë euro.

Kujtojmë se Alcacer u largua nga Barcelona shkaku i minutazhës së vogël, ndërsa te Dortmund ka regjistruar një start impresionues duke shënuar nëntë gola deri më tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme