Dortmundi favorit për Schickun

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi raportohet se është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Romës, Patrik Schick.

SportItalia raporton se Dortmundi e dëshironte Schickun edhe para se ai të bashkohej me Romën në verën e vitit 2017, dhe do ta rikthejë interesimin për të në muajt e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Përkundër që ka shënuar vetëm tre gola këtë edicion në Serie A, Sportitalia raporton se 23 vjeçari dëshiron të jetë një profil i kënaqshëm për klubin gjerman.

E për të raportohet se interesim ka shprehur edhe Leipzigu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme