Dortmundi fiton edhe pa Haalandin

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim ndaj Arminia Bielefeld, në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesligë.

Emre Can nga penalltia realizoi golin e parë në minutën e 31-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Në fund të pjesës së parë, Hummels e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Jude Bellingham realizoi për 0:3 në minutën e 72-të, kurse krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 87-të nga Klos.

Në këtë ndeshje mungoi Erling Haaland, i cili po rikuperohet nga një lëndim.

Me këtë fitore, Dortmund ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Bayern Munich.

Në anën tjetër, Arminia Bielefeld mbetet në zonën e rrezikshme në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Të ngjashme