Dortmundi i hap derën e largimit Sanchos – por kërkon një mal me para

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi është i gatshëm që të shesë Jadon Sanchon në këtë afat kalimtar veror.

Ylli anglez ka kohë që e kërkon largimin nga skuadra gjermane dhe duket se në këtë verë do t’i ndajnë rrugët.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Dortmundi i ka hapur derën e largimit Sanchos, mirëpo skuadra që i do shërbimet e tij duhet të paguajë një mal me para.

Bëhet e ditur se skuadra gjermane po kërkon 120 milionë euro dhe nën atë shumë nuk e konsideron shitjen e tij.

Manchester United e kërkoi transferimin e Sanchos në verën e kaluar, mirëpo refuzuan të ofronin këtë shumë.

Kështu, PSG e Chelsea mund të futen në garë për anglezin edhe pse Djajtë e Kuq ende janë favoritë në garë për të.

Të ngjashme