Dortmundi ia cakton çmimin final Jadon Sanchos

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi është i gatshëm që të shesë Jadon Sanchon në këtë verë.

Skuadra gjermane është në dijeni për interesimin e disa skuadrave evropiane, andaj kërkon një shumë të lartë për ta lënë anësorin anglez të largohet.

Sipas Bild Sport, Dortmundi po kërkon 128 milionë euro nga shitja e Sanchos, ndërsa klubet evropiane nuk ofrojnë më shumë se 100 milionë.

Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe Juventus, besohet se janë të interesuar për transferimin e talentit.

Drejtori Sportiv i Verdhezinjve, Michael Zorc ka thënë se Sancho është një lojtar shumë i talentuar, por nuk është e lehtë për ta që të mbajnë në skuadër.

“Jadon është një lojtar shumë i talentuar, mirëpo as ne nuk e kemi lehtë, ka shumë skuadra të interesuara dhe ai e di tashmë të ardhmen e tij”, ka shtuar më tej ai.

Të ngjashme