Dortmundi ia rrëmben Barcelonës talentin Sergio Gomez

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 15:42 | Nga

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc kishte punuar prej kohësh për transferimin e tij, e tashmë duket se e ka kompletuar.

Bëhet fjalë për Sergio Gomez, talentin e mesfushës që luan në të majtë, e që është rritur në akadaminë katalanase “La Masia”.

Shërbimet e 17-vjeçarit i kërkonin edhe dy ekipet londineze, Arsenali e Chelsea.

Por ka qenë Dortmundi që ka plotësuar klauzolën e prishjes së kontratës së tij me Barcelonën, për shumën e 3 milionë eurove.

Gomez, siç shkruan e përditshmja gjermane “Kicker”, do të luajë me 19-vjeçarët e Dortmundit deri në verë, e duke nisur nga 1 korriku i kësaj vere do të bëhet pjesë e skuadrës së parë të ekipit nga “Signal Iduna Park”.

Talenti i ri spanjoll ka mbuluar një sërë rolesh në mesfushë, duke parë edhe tiparet e tij sulmuese.

Por, pozicionin e tij më të preferuar ka krahun e majtë, ku pritet të sjellë cilësi të larta teknike. Ai nuk vlerësohet vetëm për këto, por edhe për leximin e lojës.

I gjatë vetëm 1.70 metra, futbollisti spanjoll ka shënuar 4 gola në Botërorin e U17-s vitin e kaluar, e pas atij kompeticioni u votua si i dyti më i mirë i turneut. Por, ai mund të përdoret edhe si mesfushor qendre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme