Dortmundi interesohet për Ikonen

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi është duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë ofertë për sulmuesin e Lilles, Jonathan Ikone, shkruan “The Times”. Ikone 22-vjeçar po shihet si pasardhës i Jadon Sanchos te Dortmundi.

Klubi francez Lille kërkon 45 milionë euro për Ikonen.

Manchester Unitedi është duke u interesuar për transferimin e Sanchos dhe në rast se realizohet ky transferim, atëherë Dortmundi do ta blejë Ikonen.

Ikone këtë edicion në 36 ndeshje në të gjitha garat i ka realizuar katër gola dhe i ka asistuar shtatë tjerë.

Të ngjashme