Dortmundi interesohet për Rodriguezin

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të majtë, Ricardo Rodriguez që është pjesë e skuadrës së Milanit.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga “ESPN” që ka raportuar se Dortmundi tashmë ka kontaktuar Milanin.

Mësohet se ekipi gjerman ka bërë gati një ofertë prej 13 milionë eurosh për 27-vjeçarin, i cili ka kërkuar largimin nga Milani gjatë janarit.

Rodriguez këtë edicion ka vetëm katër paraqitje në Serie A kurse me Milanin ka kontratë deri në verën e vitit 2021, transmeton Koha Ditore. Ai te ekipi italian u transferua para dy vjetësh nga Wolfsburgu për 17 milionë euro dëmshpërblim.

Rodriguez ka edhe 67 ndeshje e tetë gola me Zvicrën.

Të ngjashme