Dortmundi mban gjallë shpresat për titull

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Dortmundi ka shënuar fitore prej 3 me 2 ndaj Dusseldorfit.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 41 përmes Pulishiqit, transmeton Koha.net.

Në pjesën e dytë mysafirët arritën të barazojnë shifrat në mintuën e 47 përmes Finkut.

Megjithatë, Dortmundi nuk lejoi befasi dhe arriti të shënonte dy herë në vazhdim.

Delaney e Gotze shënuan golat e fitores për Dortmundin.

Në minutën e 90+5 golin e dytë për mysafirët e shënoi Kownacki.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme