Dortmundi mbron lojtarët e tij që pozuan me flokëtarin pa vënë maska

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Protokollet shëndetësore të Bundesligës nuk janë shkelur kur gjashtë lojtarë të Borussia Dortmundit, përfshirë edhe ylli i ri anglez Jadon Sancho, i prenë flokët gjatë javës dhe bënë foto pa maska në fytyrë, ka thënë klubi.

Sancho 20-vjeçar, një yll në ngritje në klubin e madh gjerman, dhe bashkëlojtarët e tij kanë prerë flokët dhe kanë bërë foto me frizerin pa mbajtur maskë në fytyrë, që është kundër udhëzimeve shëndetësore të ligës. Pos Sanchos ishin edhe Axel Witsel, Thorgan Hazard, Raphael Guerreiro, Dan-Axel Zagadou dhe Manuel Akanji. Po ashtu Bild ka raportuar edhe se Sancho kishte fluturuar pa leje për në Angli.

“Ai nuk është dashur të bëjë këtë”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc në një konferencë virtuale për media. “Ne të gjithë kemi qenë të ri, 18, 19, 20 vjet. Në këtë situatë të veçantë nuk duhet vetëm trajneri dhe stafi i trajnerëve, por gjithë skuadra të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar. Ne kemi folur me të gjithë të përfshirët dhe ata na kanë siguruar se i kanë përfillur rregulloret. Vetëm foto është bërë pa maskë. Sigurisht nuk është dashur të ndodhë kjo”.

Bundesliga është bërë liga e parë e madhe e futbollit që nga rifilluar. Liga ka rifilluar më 16 maj pas një pushimi dymujor shkaku i koronavirusit.

Ndeshjet po luhen pa shikues dhe skuadrat duhet t’i përmbahen rregulloreve strikte.

Të ngjashme