Dortmundi me video të fansave bindi Haalandin të pranonte transferimin

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se ndihej sikur “një fëmijë i vogël i gëzuar” kur kuptoi për fundvit se klubi i tij ka transferuar Erling Haalandin.

Sulmuesi kaloi nga Salzburgu drejt Bundesligës në afatin kalimtar të janarit për 20 milionë euro, duke injoruar interesimin e Manchester Unitedit.

Norvegjezi ka shkëlqyer me klubin e ri duke realizuar tetë gola në vetëm katër paraqitjet e para, duke thyer rekorde.

Tani Zorc ka dhenë detaje për transferimin e sensacionit 19-vjeçar, duke treguar se e kanë bindur të transferohej përmes një videoje emocionuese të tifozëve, në të cilën shiheshin skenat në stadium, transmeton Koha.net.

“Dukej se i pëlqeu”, ka thënë ai për “Bild”. “Kishim arritur të afroheshim te transferimi i Erlingut dhe nuk ishte sekret se edhe klube të tjera të njohura ishin të interesuara për të. Isha sikur një djalë i vogël kur u konfirmua marrëveshja”.

Haalangu debutoi me tre gola në fitoren 5 me 3 ndaj Augsburgut më 18 janar. Pas saj shtoi pesë gola të tjera në tri paraqitjet e radhës duke u bërë futbollisti i parë që shënon tetë herë në katër ndeshjet e para për një klub në Gjermani

Të ngjashme