Dortmundi nis kontaktet me Strakoshën

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmund dëshiron të përforcohet me një portier. Sipas “Sky Germany”, drejtuesit e klubit e dëshirojnë portierin e Lazios, Thomas Strakosha.

Portieri shqiptar pritet të largohet nga ekipi italian pasi ka humbur vendin e titullarit.

Krerët e klubit të Dortmundit thuhet se kanë nisur bisedimet me menaxherin e portierit.

25-vjeçari thuhet se është dëshira kryesore e klubit gjerman. Dortmundi për t’i siguruar shërbimet e Strakoshës, do të ofrojë rreth 25 milionë euro.

Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022. Ai është pjesë e klubit italian që nga viti 2016-të, kur u transferua nga Salernitana.

Të ngjashme