Dortmundi ofron 30 milionë euro për dyshen e Juventusit

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmund po planifikon të bëjë ofertë në afatin kalimtar të janarit për të transferuar dyshen e Juventusit, Mario Manxhukiq dhe Emre Can, bën të ditur “SportBild” të enjten.

Dortmundi po mendon të ofrojë 30 milionë euro për dyshen dhe po shpreson se me këta dy do të kthehet në garë për titull në Bundesligë. Emre Can nuk është i kënaqur me situatën e tij te Juventusi dhe po kërkon largim, transmeton Koha Ditore.

Njëjtë edhe Manxhukiq, por ai raportohet se është në bisedime me Manchester Unitedin. Manxhukiq nuk ka luajtur fare këtë stinor.

Për të dy do të ishte një rikthim në Bundesligë. Can ka luajtur më herët te Bayer Leverkuseni, ndërsa Manxhukiq te Bayern Muencheni e Wolfsburgu.

Të ngjashme