Dortmundi tregon çmimin e Haalandit

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi thuhet se ka vendosur një çmim marramendës prej 154 milionë eurosh për Erling Haalandin.

Klubi gjerman thuhet se do të lejojë largimin e talentit norvegjez në rast se do të vijë një ofertë e tillë.

Haalandi ka shkëlqyer këtë edicion duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane.

20-vjeçari ka shënuar 33 gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat këtë edicion.

Interesim për Haalandin kanë shprehur Manchester City, Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Barcelona.

Haalandi ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.

Të ngjashme