Douglas Costa jashtë fushës për dy javë, De Ligt e Bernardeschi në dyshim ndaj Atleticos

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Juventusit, Douglas Costa do të jetë jashtë fushës për dy javë për shkak të një lëndimi.

Juve ka konfirmuar se braziliani ka pasur një tërheqje muskulore në fitoren prej 3 me 1 ndaj Atalantas.

E gjithashtu në dyshim për sfidën ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, të martën, është edhe mbrojtësi Matthijs de Ligt që kishte nxjerrë krahun dhe tani mjekët janë duke e vëzhguar situatën e tij.

E i dyshimtë është edhe Federico Bernardeschi për sfidën ndaj klubit spanjoll.

Të ngjashme