Drejtorët e Realit duan ta shesin Iscon

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Drejtorët e Real Madridit janë të interesuar ta shesin Iscon në afatin kalimtar të verës, sipas raportimeve të AS.

Përderisa trajneri i Mbretërve, Zinedine Zidane, mbetet fans i Iscos, një gjë të tillë nuk e ndjen edhe kryesia e klubit.

Frika se blerja e lojtarëve si Eden Hazard mund të bëjë që Isco të luajë edhe më pak tek kampioni aktual i botës, e shton frikën tjetër se kjo mund t’ia ulë çmimin përfaqësuesit të Spanjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme