Drejtori i Barçës: Reali nuk e meritoi fitoren në El Clasico

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor, nuk mendon se Real Madridi ishte fitues meritor i El Clasicos të së dielës në La Liga, duke këmbëngulur se katalonasit ishin ekip dominues dhe më i mirë në fushë.

Reali ishte superior ndaj Barçës në pjesën e dytë dhe si rrjedhojë i shënoi dy golat e fitores, por Amor nuk është i bindur se rezultati përfundimtar e pasqyron atë që ndodhi në fushë.

“Ata na bënë trysni dhe presion. Ideja e tyre ishte ta ndalnin lojën, bënë presion dhe krijuan raste. Kjo na kushtoi neve, por nuk mendoj se ata e merituan fitoren”, tha Amor.

“Ne dominuam shumë, por ata na goditen me shpejtësi”, shtoi ai.

Barça ishte më e dobët në pjesën e dytë, duke i lejuar vendasve të dominojnë dhe t’ia hedhin me fitore.

“Nëse e shohim pjesën e parë, atëherë mendoj se patëm paraqitje shumë të mirë. Shumë të mirë. E patëm ndeshjen nën kontroll dhe krijuam raste, të cilat i humbëm”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme