Drejtori i Interit: Lautaro Martinez nuk është në shitje

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Barcelona vazhdon të “kërcënojë” Interin përsa i takon kartonit të Lautaro Martinez. Me dëmtimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez argjentinasi shikohet si përforcimi ideal për repartin e sulmit.

Por ai që frenon gjithçka lidhur me këtë çështje, është administratori i deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta, i cili deklaroi se 22-vjeçari është shumë i rëndësishëm për zikaltrit dhe se ata nuk kanë aspak ndërmend ta shesin.

Ai shtoi gjithashtu se futbollistët largohen nga Interi vetëm kur janë ata që e dëshirojnë një gjë të tillë.

“Lautaro është i përqendruar te Interi dhe ne nuk kemi ndërmend ta shesim, pasi e shohim si pikë të rëndësishme të projektit. E vetmja mënyrë që ai të largohet, është nëse do ta kërkojë vetë diçka të tillë”, deklaroi Marotta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme