Drejtori i klubit italian thotë se do të anulohet stinori në Premier League

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino thotë se Premier League e Anglisë së shpejti do të dal me një komunikatë për të kumtuar anulimin e stinorit 2019-20.

Marino, klubi i të cilit ka në bashkëpronësi Watfordin e Premier Leagues, ka zbuluar lajmin shokues për “Sportitalia”, transmeton Koha.net.

Thuhet se Premier League do të ndjekë rrugën e Jupiler Pro League të Belgjikës, që javën e kaluar njoftoi se do të anulojë stinorin dhe se kampion do të shpallet Club Brugge.

“Federata e Futbollit të Belgjikës ka aprovuar tashmë fundin e kampionatit, përkundër kërcënimeve për ndëshkime nga UEFA. Në Angli, Premier League do të lëshojë një komunikatë të ngjashme, pasi situata atje po bëhet shumë serioze. Thjeshtë shpresoj të shijojmë sërish futbollin pas koronavirusi. Nuk ka rëndësi se sa gjatë do të duhet, duhet të dalim nga kjo zonë e rrezikshme. Unë jam i shqetësuar për stinorët e ardhshëm, e jo stinorin e tashëm”, ka thënë Marino.

Të ngjashme