Drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës konfirmon se Zeqiri mbetet te ky vend

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Nga Federata e Futbollit të Zvicrës është konfirmuar se Andi Zeqiri, ka shprehur dëshirën që të luajë edhe më tutje për Zvicrën.

“Ne jemi rregullisht në kontakt me Andi Zeqirin. Ai sot na ka kumtuar se edhe mëtutje dëshiron të luajë për Zvicrën. Ai e ka bërë këtë deri më tash me shumë kënaqësi dhe vullnet. Ne në këtë kohë, ku ka pasur deklarime tjera për të ardhmen e tij, do ta mbështesim dhe shoqërojmë, siç e kemi bërë deri më tash”, ka thënë drejtori i përfaqësueseve të Zvicrës, Pierluigi Tami, raporton “Blick”.

Mbrëmë për SuperSport Kosova, babai i Zeqirit, Avdiu, kishte thënë se Andi ka vendosur për Kosovën, por ka mbetur të zgjidhet çështja e dokumentacionit.

Zeqiri vlerësohet talent i madh në Zvicër. Ai është afër kalimit te Brightoni.

Të ngjashme