Drejtuesit e Barcelonës mbajtën takim deri në orën 2 të mëngjesit pas humbjes kundër Bayernit

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Jo gjithçka është mirë në Barcelonë dhe kjo nuk është fshehtësi. Humbja e thellë 3:0 kundër Bayern Munich në shtëpi të martën në Ligën e Kampionëve i detyroi drejtuesit e klubit të mbesin në zyrat e tyre deri në orët e mëngjesit.

Zyrtarët e lartë të Barcelonës mbajtën një takim të gjatë deri në orën 2 të mëngjesit të së mërkurës, pas humbjes kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të martën, raporton Gazeta Express.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, presidenti i Barçës Joan Laporta u takua me zëvendëspresidentin Rafa Yuste dhe shefin ekzekutiv Mateu Alemany.

Alemany dhe Yuste u larguan nga takimi në orën 2 të mëngjesit, derisa Laporta ngeli në zyrën e vet në Camp Nou edhe më gjatë.

Nuk pritet të ketë ndodhur marrja e ndonjë vendimi drastik gjatë natës në atë takim dhe të gjithë e dinë se Barcelona nuk është në nivelin e Bayernit më.

Superioriteti i Bayernit ishte i qartë përsëri dhe trajneri Ronald Koeman mund ta gjejë veten midis një stuhi të madhe në një sezon të vështirë që e pret.

Të ngjashme