Drejtuesit e Barcës në Angli për Coutinhon

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 08:33 | Nga

Drejtuesit e Barcelonës kanë udhëtuar për herë të dytë drejt Anglisë për të tentuar transferimin e Philippe Coutinhos.

Mesfushori shihet si njeriu ideal me të cilin mund të bindet qëndrimi i Neymar në Camp Nou.

Megjithatë, tekas po mësohet se kalimi i Neymarit te PSG po bëhet dita ditës më shumë realitet, ashtu po bëhet realitet edhe mos transferimi i Coutinhos te Barca.
Janë tash drejtuesit Robert Fernandez dhe Raul Sanllehi ata që kanë udhëtuar drejt Anglisë për të lansuar një ofertë të dytë për Coutinhon, e cila besohet se po ashtu do të refuzohet.

Ditë më parë mediat në Spanjë raportuan se Barca ka ofruar 100 milionë euro për Coutinhon dhe për këtë do ta ulë në tavolinë të negociatave Liverpoolin, megjithatë The Reds pritet ta refuzojnë edhe këtë ofertë.

Më parë Liverpooli refuzoi ofertë prej 80 milionë eurosh për lojtarin.

Të ngjashme