Drejtuesit e Interit takohen me Simeonen (Foto)

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 10:28 | Nga

Drejtuesit e Interit nuk po heqin dorë nga strategu argjentinas, Diego Pablo Simeone.

Trajneri Italian, Stefano Pioli, pritet të largohet nga skuadra e Interit në fund të këtij edicioni pasi ka dështuar t’i arrijë objektivat.

Kandidat kryesor për ta zëvendësuar Piolin është trajneri i Atletico Madridit, Diego Pablo Simeone.

Actu Foot shkruan se drejtuesit e Interit javën e ardhshme kanë planifikuar një takim me strategun argjentinas, përcjell Express.

Thuhet se Nerazzurrrë do të mundohen ta biondin Simeonen që në fund të sezonit të largohet nga Atletico Madrid dhe ta merr drejtimin e Interit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme