Drejtuesit e Interit udhëtojnë në Londër për të mbyllur marrëveshjen me Eriksenin

<> on September 22, 2016 in Milan, Italy.
Prishtinë | 15 Jan 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, raportohet se ka fluturuar sot (e mërkurë) në Londër, në mënyrë që të sigurojë një marrëveshje për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Sipas Calciomercato.comFCInterNews.it dhe disa mediave tjera, Ausilio do të jetë në Angli këtë pasdite për negociata intensive, me qëllimin për të marrë danezin me vete në Milano.

Nerazzurrët po rrisin intensitetin e punës pas raportimeve nga Franca dhe Anglia që Paris Saint-Germain kanë ndërmend të bënin ofertën e tyre.

Eriksen do të jetë një lojtar i lirë në qershor dhe Tottenham do 20 milionë euro për një shitje të menjëhershme, ndërsa oferta fillestare e Interit ishte vetëm 10 milionë plus bonuse.

Gjithashtu është raportuar këtë mëngjes nga Sportitalia se oferta e klubit zikaltër ishte rritur në 15 milionë plus bonuse.

Tani duket sikur Interi është i vendosur të kryej marrëveshjen me lojtarin brenda ditëve të ardhshme, ndërsa Matias Vecino mund të përfshihet si pjesë e ofertës.

Spurs tashmë kanë sjellë zëvendësimin e Eriksen, duke siguruar Gedson Fernandes nga Benfica këtë mëngjes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme