Drejtuesit e Juves dhe Atalantas biseduan për një shkëmbim gjatë verës

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka fituar Kupën e Italisë, pasi në finale ka mposhtur Atalantan me rezultat 1-2.

Përveç në fushë që ishte përballja, ka pasur një takim edhe jashtë fushës mes drejtuesve të dy klubeve italiane.

Zonja e Vjetër dëshiron transferimin e mbrojtësit gjerman Robin Gosens dhe kanë shfrytëzuar takimin në finalen e Kupës për të biseduar me drejtuesit bergamask.

Mediat në Itali kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve po mendojnë për një shkëmbim të lojtarëve gjatë verës.

Në anën tjetër torinezët duan transferimin e mbrojtësit të majtë gjerman Robin Gosens që Atalanta e vlerëson 40 milionë euro.

Palët kanë pasur një takim të mirë dhe sipas mediave italiane do të takohen përsëri për ta finalizuar marrëveshjen.

Gjiganti italian Juventus është gati të shpenzojë rreth 25 milionë euro si dhe t’i ofrojë shërbimet e mbrojtësit Romero për ta bërë të vetin anësorin gjerman.

26-vjeçari Gosens ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha evropiane Atletico Madrid dhe Bayern Munich, megjithatë Juventusi duket në përparësi për të nënshkruar me të.

Të ngjashme