Drejtuesit e PSG-së në kontakte me Guardiolan

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë duke punuar për sjelljen e Pep Guardiolas në kryeqytetin francez.

Guardiola është i angazhuar dhe e lumtur te Manchester City, por e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet sidomos pas dënimit të UEFA-s për klubin anglez.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, trajneri katalunas vazhdon të mbehet ëndrra e madhe për pronarët e PSG -së.

Në të vërtetë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është i prirur të ofrojë në krye të ekipit Guardiolan me Xavin si zëvendës të tij.

Thuhet që drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka bërë kontakte me Guardiolan për të regjistruar interesin e tyre.

Sidoqoftë, për momentin, Guardiola ka këmbëngulur që është i lumtur atje ku është, ndërsa për të ardhmen duhet pritur verën.

Të ngjashme