Dren Ibrahimi, i pesti në europianin e karatesë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Karateisti i ri, Dren Ibrahimi, ka përfunduar në vendin e pestë në kampionatin eeropian, që po mbahet në Budapest të Hungarisë për grupmoshat kadetë, junior dhe U-21.

Ibrahimi, grupmosha kadet (-57 kilogramë), doli i pesti duke humbur luftën për medaljen e bronztë nga ukrainasi, Erik Rahozenko, transmeton Klan Kosova.

Vendi i pestë në europian vlerësohet sukses i madh për Ibrahimin, i cili sot shënoi tri fitore për t’u ndalur në gjysmëfinale.

Nesër dhe pasnesër zhvillohen garat edhe për junior dhe U-21.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme