Drenica dhe Ballkani fitojnë në shtëpi, Flamurtari merr një pikë në Gjilan

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Sot janë zhvilluar tre ndeshje në kuadër të javës së 19-të në IPKO Super ligë.

Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3:1.

Golat për kuqezinjtë i kanë realizuar Kreshnik Uka (5’), Diar Prokshi (29’) dhe Qemail Elshani (82’), derisa golin e vetëm për ferizajasit e ka shënuar Genc Hamiti në minutën 84’.

Tre pikë në shtëpi i ka arkëtuar edhe Ballkani duke mposhtur KEK-un me rezultat 3:0.

Futbollistët të cilët shënuan në këtë ndeshja janë Blend Baftiu (27’), Borche Manevski (62’) dhe Besnik Krasniqi (90’).

Ndërsa, Flamurtari pas fitores së rëndësishme kundër Prishtinës në javën e kaluar, këtë herë ka arritur ta nxjerrë një pikë si mysafir i Gjilanit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 0:0.

Të ngjashme