Drenica dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Prishtina do të jetë mysafire e Drenicës në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi vendasit duan t’i shmangën rënies, derisa Prishtina kërkon titullin.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj.

Të dyja skuadrat në këtë sfidë vijnë pas fitoreve, ku Drenica kishte mposhtur javën e kaluar 2-0 Trepçën ’89, derisa Prishtina mori tri pikë të mëdha 0-1 te Ballkani.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Frashëri, Gjoni, Bejta, Dumani, Ramadani, Jashari, Dervishaj, Tahiri, Rapo, Zabërgja.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Devolli, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Kryeziu, Shillova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme