Drenica dhe Sermaxhaj s’e vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Sami Sermaxhaj nuk është më trajner i Drenicës. Klubi i Superligës dhe trajneri kosovar nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit. Kuqezinjtë e kanë falënderuar trajnerin për punën e bërë deri tash, ndërsa në një të ardhme të afërt do ta emërojë trajnerin e ri.

Drenica arriti t’i shpëtonte rënies nga liga e elitare pasi ishte e rrezikuar deri në xhiron e fundit. Ekipi Kuqezi përfundoi në pozitën e shtatë në tabelë në sezonin 2020/21 me pikë të njëjta me Trepçën ’89, e cila përfundoi në barazh dhe në fund ra përfundimisht nga Superliga. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme