Drenica mposhtë Përfaqësuesen e Kosovës U21

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Drenica ka arritur ta mposhtë Përfaqësuesen e Kosovës U21 në një ndeshje miqësore.

Ky takim miqësor është zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj dhe ka përfunduar me rezultat minimal 1-0 në të mirë të Drenicës.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e tretë, kur realizoi Erdin Dushi.

Dy trajnerët ai i Drenicës, Tahir Lushtaku dhe Michael Nees i Kosovës U21, provuan të gjithë lojtarët.

Kjo miqësore për Përfaqësuesen e Kosovës U21 erdhi para duelit ndaj Shqipërisë U21 që do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Të ngjashme