Drenica shënon fitore të madhe dhe thellon krizën e Dukagjini, Trepça ’89 dhe Ferizaj ndajnë pikët

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Drenica ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kuqezinjtë punën kryesore e përfunduan që në pjesë të pare, duke realizuar dy gola me anë të Bintsouka Koxy (13′) dhe Altin Vojvoda (37′).

Dukagjini u mundua të rikthehej në pjesën e dytë, ku edhe realizoi përmes Otto John (49′), por goli i sulmuesi ishte i pamjaftueshëm, pasi në pjesën e mbetur të ndeshjes nuk pati më gola.

Në duelin tjetër në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Ferizaj ndanë pikët pas barazimit 1-1.

Të dy golat në “Riza Lushta” u realizuan në pjesën e dytë.

Fillimisht Drilon Sadiku i dha epërsinë mysafirëve (81′).

Kur u mendua se Ferizaj do të largohej me tri pikë, kështu nuk mendoi Gashi, i cili barazoi krejt në fund të ndeshjes.

Të ngjashme