Drenica synon historinë – daljen në Evropë

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Pesëmbëdhjetë vjet më parë skuadra e Drenicës shënoi arritjen më të madhe në histori të klubit, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll. Por atëbotë futbollistët e skuadrës nga Skenderaj humbën në finalen e vitit 2005 nga Prishtina, skuadër me të cilën të martën mbrëma do të përballen në gjysmëfinalen e këtij edicioni të Kupës. Ndeshja e parë në mes Prishtinës dhe Drenicës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00, që njëherësh është edhe ndeshja e parë pas pushimit tremujor shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, tregohet i matur para ndeshjes ndaj Prishtinës, por nuk e fsheh synimin që nëpërmjet Kupës ta sigurojnë daljen në garat evropiane, që do të ishte e arritura më e madhe në historinë 62-vjeçare të klubit.

“Pa besim nuk mund të arrish asgjë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë rast unik. Duhet mobilizim maksimal si mental ashtu edhe fizik, taktik dhe teknik. Me gjithë vështirësitë, Drenica mund të arrijë në finale. Në finale është një takim ku gjasat janë 50 me 50. Në finale kam pasur fat dhe shpresoj të më përcjellë edhe kësaj radhe”, ka thënë Sejdiu.

Trajneri Sejdiu thotë se forma e futbollistëve nuk është më e mira. Por, ai pret nga lojtarët e ekipit kuqezi angazhim maksimal në ndeshjen kundër Prishtinës. Në pesë përballjet e fundit Prishtina ka qenë më e mirë se Drenica në duelet direkte. Ka shënuar katër fitore dhe një ndeshje është mbyllur pa fitues.

Marrëveshja e huazimit lë Shillovën pa luajtur në gjysmëfinale

Në fakt futbollistët e Drenicës dhe Prishtinës do të jenë të parët që do t’u kthehen fushave të futbollit pas tre muajsh pushim shkaku i pandemisë së koronavirusit. Por, jo edhe i huazuari te Drenica nga skuadra e Prishtinës, sulmuesi Alban Shillova. Shilloba nuk është i lënduar apo i suspenduar, por nuk do të jetë në gjendje të luajë për shkak të marrëveshjes, e cila ia ndalon paraqitjet ndaj Prishtinës. Megjithatë, Shillova shpreson që bashkëlojtarët e tij do ta kalojnë Prishtinën për të siguruar kualifikimin në finale.

“Sigurisht që më vjen keq që nuk paraqitem ndaj Prishtinës. Do të ishte një mundësi e mirë për mua t’i tregoja vlerat e mia edhe kundër tyre, pse jo edhe të shënoja gol. Prishtinës i dëshiroj suksese në kampionat, por jo edhe në Kupë”, është shprehur Shillova.

Shillovës merakun se do ta japin maksimumin për çuar në finale Drenicën ia premtojnë bashëlojtarët e tij…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme