Drenica zgjedh kryesinë e re, Mustaf Bajraktari kryetar i klubit

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

KF Drenica ka zgjedhur kryesinë e re, pas shpërbërjes së asaj të vjetrës.

Largimi i presidentit Ilir Veliqi bëri që në klubin kuqezi të bëhen ndryshime të mëdha.

Tani në kryesinë e re janë 21 anëtarë, ku biznesmeni Mustaf Bajraktari është zgjedhur kryetar i ri i klubit.

Mustaf Bajraktari. Bekim Jashari dhe Ilir Veliqi

Rolin e drejtorit sportiv e ka marrë ish-futbollisti i kuqezinjve Besim Bajraktari.

Postimi i plotë nga KF Drenica:

Mustaf Bajraktari zgjidhët kryetar i klubit

Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit Drenica z. Illir Veliqi, klubi e kishte të nevojshme riorganizimin dhe zgjedhjen e kryesisë se re, për ta menaxhuar klubin në vazhdim.

Si rrjedhojë e kësaj, klubi ka zgjedhur organet e reja udhëheqëse.

Në prani te kryetarit te komunes z. Bekim Jashari kryetari i ri i klubit Mustafe Bajraktari e pranoi detyren nga kryetari i deritanishem Ilir Veliqi.

Kryesia e re klubit do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilës kryesi do t’i prijë, biznesmeni nga Skenderaj, Mustaf Bajraktari. Në kryesi, tashmë janë edhe shumë biznesmen dhe sportistë të njohur si në Skenderaj por edhe jashtë qytetit tonë, që do t’i ndihmojnë klubit në financim dhe organizim.

Përveç kryetarit Bajraktari, nënkryetar janë emëruar, Bastri Mehmeti dhe Rexhep Birinxhiku, ndërkohë që drejtor sportiv është emëruar ish-futbollisti dhe ikona e klubit të Drenicës, Besim Bajraktari.

Gjithashtu, drejtuesit e klubit shumë shpejt do të emërojnë edhe shtabin teknik i cili do t’i prijë Drenicës në edicionin e ri të garave 2021/2022.

Kryesia e zgjedhur:

  1. Mustaf Bajraktari, Kryetar
  2. Bastri Mehmeti, nenkryetar
  3. Rexhep Birinxhiku, nenkryetar
  4. Ilir Osaj, anëtar
  5. Afrim Gashi, anëtar
  6. Hajrullah Lushtaku, anëtar
  7. Visar Musliu, anëtar
  8. Hamzë Derguti, anëtar
  9. Mustaf Syla, anëtar
  10. Bedri Zenullahu, anëtar
  11. Adem Aliu, anëtar
  12. Ismet Mustafa, anëtar
  13. Musa Hajdari, anëtar
  14. Avdi Tahiraj, anëtar
  15. Safet Sinani, anëtar
  16. Enver Mulaj, anëtar
  17. Fiadim Imeri,anëtar
  18. Haradin Deliu, anëtar
  19. Musa Murtezaj, anëtar
  20. 20.Besim Bajraktari – Drejtor Sportiv
  21. Granit Koci – Sekretar
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme