Dresevic, lojtari më i dashur nga tifozët kosovarë: Nuk është problem pozita në fushë, bëj gjithçka për ta ndihmuar Kosovën

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Një yll i ri në ngritje është te Kosova, derisa çdo ndeshje që kalon, ai vazhdon të bëhet më i mirë.

Fjala është për Ibrahim Dresevic, futbollistin shqiptar nga Mali i Zi që tani e dy vite po vesh fanellën e Kosovës.

Dresevic është padyshim lojtari më i dashur te Përfaqësuesja e Kosovës, falë ndeshjeve të mira që ka zhvilluar me fanellën e Dardanëve.

Edhe në ndeshjet e muajit shtator, Ibro ishte tjetër nivel, duke komanduar në mesfushë dhe duke qenë njëri nga lojtarët që ka luajtur të tria ndeshjet e plota ndaj Gjeorgjisë (0-1), Greqisë (1-1) dhe Spanjës (0-2).

Në një intervistë për Telegrafin, Ibro thotë se Kosova ka bërë tri ndeshje të mira në muajin shtator, derisa qëllimi është të vazhdojnë të përmirësohen.

“Ne kemi zhvilluar tri ndeshje shumë të mira dhe me pak fat mund të merrnim më shumë pikë. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi në ndeshjet e radhës”, tha Dresevic.

Të ngjashme