Drilon Hajrizi lojtar i Sigal Prishtinës

Prishtinë | 04 Sht 2016 | 11:08 | Nga

Edhe pse dje u raportua se klubi mitrovicas K.B. Trepça ka riktyer Drilon Hajrizin, po del të mos jetë e vërtetë.

E gjithë kjo pasi Hajrizi sot është zyrtarizuar si lojtar i Sigal Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin mitrovicas.

“Tifozë të dashur, Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka arritur të nënshkruajë kontratë me reprezentuesin e Kosovës, Drilon Hajrizin. Driloni vjen në KB SIGAL Prishtina pas një edicioni historik ku klubi jonë fitoi tripletën, ndërsa ai u shpreh i gatshëm që ta ndihmojë klubin në edicionet e ardhshme në përmbushjen e synimeve të zakonshme të klubit tonë: Mbrojtja e Titullit të Kosovës dhe BIBL-së, Mbrojtja e Kupës, si dhe kalimin e fazës së parë në FIBA Europe Cup. KB SIGAL Prishtina i uron mirëseardhje lojtarit më të mirë vendor në pozitën e tij”, njofton e klubi prishtinas.

 Kujtojmë se në tre vjetët e kaluara Driloni u paraqit në fanellën e rivalit tradicional prishtinas, klubit të basketbollit Peja.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme