Drita barazon me Ulpianën, Drenica e shkatërron Feronikelin

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Dritës nuk ka arritur të këndellet as në ndeshjen ndaj Ulpianës, në të cilën nuk e mori më shumë se një pikë. Dueli i luajtur në Lipjan, është mbyllur me rezultatin 1:1. Në sfidën tjetër, Drenica e shkatërroi Feronikelin në shtëpi, duke e mundur 4-0.

Vazhdon seria negative e Dritës, katër ndeshje me radhë pa fitore.

Skuadra nga Gjilani nuk ka arritur të këndellet as në ndeshjen ndaj Ulpianës, në të cilën nuk e mori më shumë se një pikë, sfidë që u mbyll 1-1.

Marko Simonovski e kaloi Dritën në epërsi në minutën e 27-të, ndërsa Egzon Qerimi (56’) barazoi për Ulpianën.

Me këtë pikë, Ulpiana ngrihet në pozitën e shtatë në tabelë me shtatë pikë të mbledhura. Për Ulpianën, ky është barazimi i katërt këtë edicion karshi katër humbjeve dhe një triumfi.

Gjatë ditës së sotme luajti edhe Drenica, që rrëmbeu tri pikë duke e mundur 4-0 Feronikelin.

Pas kësaj fitore, Drenica rrëmbeu kreun me 17 pikë, një më shumë se Ballkani që do të luajë në vikend.

Të ngjashme