Drita e Prishtina nuk shfrytëzuan fatin e mirë në short

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 08:48 | Nga

Skuadrat kosovare patën rezultate më të mira sesa vitin e kaluar në garat evropiane. Por, përshtypja e përgjithshme është se patën mundësi të bëjnë edhe më shumë.

Drita, e sidomos Prishtina ishin afër të kalonin edhe nga një raund garash, shkruan Koha Ditore.

Prishtina, për të kaluar në raundin e dytë të Ligës së Evropës pati dy raste gjatë ekzekutimit të penalltive përballë skuadrës nga Luksemburgu, Fola Esch. Në të dy rastet futbollistët e Prishtinës dështuan dhe kështu u eliminuan në raundin e parë.

Për të kaluar në raundin e tretë, të enjten mbrëma, dështoi Drita. Kampionia e Kosovës u eliminua me golin që pësoi në pjesën e dytë nga skuadra, po ashtu e Luksemburgut, Dudelange.

Ndeshja përfundoi 1:1 dhe Drita humbi rastin për të kaluar në raundin e tretë. Në pjesën e parë krijoi epërsinë që i duhej për kalim tutje, por nuk e mbrojti.

Njohës të futbollit kanë vlerësuar se si Prishtina ashtu edhe Drita nuk e kanë shfrytëzuar fatin e mirë që e patën në short. Prishtina ka luajtur katër ndeshje, kurse Drita gjashtë dhe u takuan me skuadra të vendeve, si Gjibraltari, Andorra e Luksemburgu, ndërkohë që kishin mundësi të takoheshin me ekipe të forta të shteteve me futboll të zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme