Drita e Prishtina para “finaleve” të radhës

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 10:46 | Nga

Drita e Prishtina lëshuan pikë në ndeshjet e së mërkurës. Por pas javës së 30-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll diferenca e pikëve mes këtyre dy skuadrave mbeti e njëjtë – tri më shumë për Dritën.

Drita e Prishtina luajnë të dielën ndeshjet e radhës, në kuadër të javës së 31-të dhe te të dy skuadrat janë të përkushtuar saqë të mos lëshojnë pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Tri xhiro para fundit, Drita prinë në tabelë me 60 pikë. Prishtina në vend të dytë i ka 57 pikë. Të dielën Drita e pret Lirinë, ndërsa Prishtina e pret Gjilanin. Ndeshja ndërmjet Prishtinës e Gjilanit luhet në Pejë.

Të mërkurën Drita barazoi në derbin lokal ndaj Gjilanit, por këtë nuk e shfrytëzoi Prishtina që po ashtu barazoi në udhëtim ndaj Ferronikelit. Në kuadër të javës së parafundit (32), Prishtina luan në udhëtim me Lirinë, kurse Drita e pret Trepçën ’89.

Nëse në këto dy xhiro mbetet diferenca e njëjtë e pikëve, atëherë titulli do të vendoset në xhiron e fundit, në “finalen” ndërmjet Prishtinës e Dritës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme