Drita është kthyer në “minierë ari”

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 08:49 | Nga

Dritës po i vijnë paratë nga të gjitha anët. Ka marrë pak mbi një milion euro, me tendencë që kjo shumë të shkojë në mbi 1.3 milionë euro, ka marrë disa dhjetëra mijëra, e ndoshta edhe qindra nga shtija e talentit të madh, Leotrim Kryeziu te Lugano në Zvicër dhe mbi të gjitha ka marrë shumë përvojë ndërkombëtare, që në sezonin e ardhshëm mund të kthehet në para të tjera të shumta.

Kampionia e Kosovës po synon të bëhet sikur që është Skënderbeu në Shqipëri, ekip i madh dhe i fortë financiarisht, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pse të mos marrim gjërat e mira nga Skënderbeu, mund ta marrim si model”, ka thënë të dielën drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli. Kur thotë “gjërat e mira”, ai nënkupton vetëm arritjet sportive me djersë, pasi Skënderbeu së fundi është suspenduar nga UEFA për 10 vjet pasi është gjetur fajtor për kurdisje të ndeshjeve.

Drita ka luajtur katër ndeshje ndërkombëtare deri më tash dhe për to ka marrë fiks 1 milion e 30 mijë euro. Nëse kalon Dudelangen në raundin e dytë të Ligës së Evropës do të marrë edhe 280 mijë të tjera. Po ashtu, Kërçeli ka njoftuar të dielën se klubi ka shitur Kryeziun te skuadra elite e Zvicrës, Lugano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme