Drita fiton 2:0 në Gjibraltar

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 19:37 | Nga

Fidan Gërbeshi ka realizuar nga penaltia për rezultatin 2 me 0 të Dritës ndaj Santa Colmas.

Gërbeshi realizoi në minutën e 108 vetëm nëntë minuta pasi Xhevdet Shabani realizoi një gol të bukur.

Drita afër fitores në “Champions” me supergolin e Shabanit

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Santa Colmas në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Gjibraltar.

Xhevdet Shabani ka realizuar një gol të bukur nga distanca për t’ia siguruar epërsinë Dritës në minutën e 99 pasi po zhvillohen vazhdimet ndaj ekipit nga Andorra.

Në këtë stadium do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër e këtij raundi preliminar, ndërmjet La Fioritas (San Marino) dhe Lincoln Red Imps (Gjibraltar) (21:00). Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të përballen në finale të këtij raundi, që është në program më 29 qershor.

Fituesi i finales në fazën preliminare do të vazhdojë garat në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Malmon e Suedisë, ndërsa tri ekipet e tjera garat do t’i vazhdojnë në Ligën e Evropës, nga raundi i dytë eliminator.

Të ngjashme