Drita fiton edhe në Podgoricë, kalon në raundin e dytë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nënkampione e Kosovës, FC Drita ka kaluar në raundin e dytë në UEFA Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nënkampione të Malit të Zi, KF Deçiqi.

Derisa në ndeshjen e parë gjilanasit kishin fituar 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, sonte në Podgoricë ata fituan me rezultat 1:0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ardian Cuculi në minutën e 84-të.

Drita në raundin e ardhshëm do të luajë kundër gjigantit holandez, Feyenoord dhe ndeshjen e parë e zhvillon më 22 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme